BE-ja feston 60-vjetorin e Traktatit të Romës

2017-03-26 10:09:06 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e BE-së u mblodhën në Romë për të festuar 60-vjetorin traktatit të bllokut, nënshkruar në kryeqytetin e Italisë.

Zyrtarët dhe liderët e lartë të BE-së nga 27 vende anëtare morën pjesë në Capitoline Hill, ku u nënshkrua Traktati i Romës.

Traktati i Romës prodhoi komunitetin ekonomik europian dhe i hapi rrugën krijimin të bllokut europian.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk bëri thirrje për unitet të vazhdueshëm.

"Europa është një entitet politik dhe duhet të jetë e bashkuar. Vetëm një Europë e bashkuar mund të jetë Europë sovrane në lidhje me pjesën tjetër të botës dhe vetëm një Europë sovrane garanton pavarësi për vendet e saj dhe liri për qytetarët e saj."

Të gjithë 27 liderët nënshkruan më pas "Deklaratën e Romës", një formë nderimi për marrëveshjen e para 6 dekadave dhe një gjest simbolik për të treguar unitetin e bllokut dhe për të parë drejt së ardhmes.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Junker tha se deklarata ishte një fillim i mirë për një sërë diskutimesh mbi të ardhmen e BE-së, veçanërisht pas vendimit të BE-së për të lënë bllokun.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një Europë më të fortë dhe më të sigurtë, për të trajtuar më mirë sfidat e së ardhmes.

Ngjarja e së shtunës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie me 5 mijë policë në terren, pas sulmit të së mërkurës në Londër. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore