Lam Cheng Yuet-Ngor zgjidhet kryeekzekutive e Hong-Kongut

2017-03-27 10:44:22 CRI Komenti juaj Printoni

 

Lam Cheng Yuet-Ngor ka fituar zgjedhjet e së dielës, duke u bërë kryeekzekutivja e pestë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Ajo fitoi mbi 770 prej rreth 1200 votave te vlefshme, e ndjekur nga Tsang Chun-Wah dhe Woo Kwok-hing.

Duke folur për mediat pas fitores, znj. Lam u zotua të bëjë më të mirën për të respektuar parimin "Një vend, dy sisteme" dhe vlerat themelore të rajonit:

"Hong-Kongu është një shoqëri e larmishme ku bashkëjetojnë pikëpamje të ndryshme, me vlera të tilla si gjithëpërfshirja, liria e shtypit dhe e fjalës, si edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Sistemet që janë krijuar përgjatë brezave, të tilla si gjyqësori i pavarur, sundimi i ligjit dhe qeverisja e pastër, janë çështje të rëndësishme për hongkongasit dhe ata janë krenarë për to. Si kryeekzekutivja juaj, unë do të bëj maksimumin tim për t'i qëndruar parimit 'Një vend, dy sisteme' dhe për të ruajtur vlerat tona kryesore. "

Sipas Ligjit Bazë të Hong-Kongut dhe Urdhëresës për Zgjedhjen e Kryeekzekutivit, Lam do të emërohet tani nga qeveria qendrore.

Menjëherë pas zgjedhjes, autoritetet qendrore kineze thanë se do të kryejnë procedurat e emërimit.

Zyra për Çështjet e Hong-Kongut dhe Makaos e Këshillit të Shtetit u shpreh se zgjedhjet ishin të ndershme dhe se kryeekzekutivja e sapozgjedhur i plotëson kriteret e përcaktuara. Zyra thekson se znj. Lam ka aftësi qeverisëse dhe gëzon mbështetjen e popullsisë vendore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore