Kina dhe Zelanda e Re nënshkruajnë marrëveshje të re

2017-03-27 10:45:27 CRI Komenti juaj Printoni
Zelanda e Re nënshkroi një marrëveshje të re bashkëpunimi me Kinën mbi Nismën "Brezi dhe Rruga". Zelanda e Re është vendi i parë mes vendeve të zhvilluara perëndimore që hyn në këtë marrëveshje. Kryeministri Li Keqiang dhe homologu i tij zelandez Bill English ishin të pranishëm në nënshkrimin e këtij dokumenti. Më herët, u mbajt një ceremoni për të mirëpritur kryeministrin kinez në Wellington. Në një artikull të botuar në gazetën kryesore "The New Zealand Herald", kryeministri Li tha se shpreson se kjo vizitë e tij do të kontribuojë në forcimin e lidhjes së miqësisë dhe në shtimin e bashkëpunimit dypalësh. Ai nënvizoi se Kina dhe Zelanda e Re duhet të marrin veprime konkrete për të çuar përpara integrimin ekonomik rajonal dhe të injektojnë një forcë më të madhe lëvizëse për rimëkëmbjen e ekonomisë rajonale dhe globale. (Albana)
Mrekulli
Lajmet Kryesore