Kinë, rritje e investimeve në infrastrukturën e transportit

2017-03-27 10:46:28 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat zyrtare tregojnë se investimet në pasuri fikse në infrastrukturën e transportit në Kinë kanë regjistruar një rritje të madhe në dy muajt e parë të këtij viti.

Investimet në projektet e infrastrukturës së transportit në Kinë në janar dhe shkurt kanë arritur në 173 miliardë juanë, ose rreth 25 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje vjetore 33.9 për qind.

Shifra nuk përfshin investimet në projektet hekurudhore.

Vëllimi i përgjithshëm i investimeve dy muajt e parë të sivjetshëm zë rreth 9.6 % të totalit të planifikuar për tërë vitin.

Kina pritet të shpenzojë sivjet rreth 2.6 trilionë juanë në projektet e infrastrukturës të transportit.

Shifra përfshin 800 miliardë juanë për hekurudhat, 1.65 trilionë juanë për rrugët dhe 150 miliardë juanë për transportin ujor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore