Forumi i Boao-s përfundon me një nismë pro globalizimit

2017-03-27 10:50:09 CRI Komenti juaj Printoni

Një nismë për globalizimin ekonomik u lajmërua të dielën në mbyllje të konferencës vjetore të Forumit të Boao-s për Azinë.

Duke u fokusuar mbi rritjen globale dhe rritjen e prirjes kundër globalizimit, nisma u bëri thirrje vendeve aziatike për të qëndruar të angazhuar për tregje të hapur, rritje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim ekonomik.

Nisma e propozuar u bën thirrje vendeve të ndryshme të botës për t'ju përshtatur forcës së globalizimit ekonomik dhe reformave të qeverisjes globale për të zgjidhur problemet e shkaktuar nga niveli i tanishëm i globalizimit.

Ministri i ngarkuar me punë i Singaporit, Goh Chok Tong, thotë se asnjë nuk mund ta ndalojë globalizimin, por mund të gjendet një zgjidhje për problemet e shkaktuara.

"Nuk besoj se ne mund të ndalojmë globalizimin. Idetë nuk mund të ndalen, teknologjia nuk mund të ndalet, dhe gjithashtu interneti nuk mund të ndalet. Por duhet të fillojmë të adresojmë efektet negative. Duhet të ndihmojmë vendet që kanë mbetur prapa në ndërtimin e kapaciteteve, si dhe të krijojmë vende pune për ata që janë zëvendësuar, duke zhvilluar trajnime dhe shtuar nivelin e arsimimit."

Presidenti i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore, Jin Liqun, thotë se institucioni do të luajë një rol të rëndësishëm në globalizim, ndërsa shton se nga projektet e infrastrukturës do të përfitojnë popujt.

"Kur nxitim investimet infrastrukturore të ndërlidhshmërisë, ne bisedojmë me qeveritë mbi mënyrën se si investimi do të sjellë përfitime te njerëzit. Pra, puna jonë nuk është vetëm për të dhënë para për një vend të caktuar për të ndërtuar rrugët, hekurudhat apo termocentralet, ne dëshirojmë që gjitha këto projekte infrastrukture të jenë të koordinuar dhe popujt marrin përfitime prej tyre."

Nisma e propozuar në Forumin e Boao-s, gjithashtu bëri thirrje për refuzimin e proteksionizmit tregtar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore