Irani vë sanksione mbi 15 kompani amerikanë që mbështesin Izraelin

2017-03-27 10:55:29 CRI Komenti juaj Printoni

Irani njoftoi vendosjen e sanksioneve mbi 15 kompani të ShBA-së mbi atë që Teherani e quajti mbështetje për "krimet izraelite dhe të terrorizmit."

Ministria e Jashtme fajësoi kompanitë e përfshira në shkeljen e një rezolute të OKB-së për të bashkëpunuar me Izraelin mbi zgjerimin e vendbanimeve në territoret palestineze.

Ky veprim vjen dy ditë pasi Uashingtoni vendosi ndalimin e dhjetëra kompanive të huaja apo individëve për transferimin e supozuar të teknologjisë për ndërtimin e raketave nga Republika Islamike.

Ministria e Jashtme iraniane nuk i ka specifikuar emrat e kompanive, por tha se ndalohet çdo transaksion dhe biznesi me këto kompani. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore