Britania:"Whatsapp-i nuk duhet të jetë skutë e terroristëve"

2017-03-27 10:56:23 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd, ka kërkuar që shërbimet sekrete të vendit të kenë qasje brenda Whatsapp-it të enkriptuar.

Deklarata erdhi pas lajmeve mediatike se terroristi që vrau katër vetë në qendër të Londrës, ka komunikuar pak minuta para ngjarjes me mesazhe të koduara përmes aplikacionit Whatsapp.

"Kjo është krejtësisht e papranueshme. Nuk duhet të ekzistojë asnjë vend për fshehjen e terroristëve. Duhet të sigurohemi që kompanitë si WhatsApp dhe shumë të tjera, mos të shndërrohen në një skutë komunikimi mes terroristëve. Duhet të sigurohemi që shërbimet tona sekrete të kenë aftësinë dhe mundësinë të futen brenda WhatsApp-it të enkriptuar."

Ajo shtoi se kompanitë teknologjike kanë përgjegjësi të bashkëpunojnë me autoritetet ligjzbatuese në situata të tilla. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore