Ministri i Jashtëm kinez takon zv.ministrin e Jashtëm rus për çështjen bërthamore koreane

2017-04-28 19:19:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u takua me zëvendësministrin e jashtëm rus Gennady Gatilov të enjten në Nju-Jork, përpara një takimi ministror të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Wang tha se Kina dhe Rusia kanë një partneritet strategjik të bashkërendimit gjithëpërfshirës dhe kanë ruajtur komunikim të ngushtë për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.

Wang vuri në dukje se Gadishulli Korean po përballet me rreziqet e rritjes së tensionit, që mund të dalë jashtë kontrollit.

Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se propozimi i Pekinit për "qasjen e dyaanshme" dhe "pezullimin e dyfishtë" përkon me atë të Moskës dhe të dy palët mund të vazhdojnë të mbajnë komunikim të ngushtë për zgjidhjen e çështjes bërthamore të Gadishullit Korean.

"Qasja e dyanshme" e propozuar nga Kina, bën thirrje për përpjekje të njëkohshme për procesin e denuklearizimit në Gadishullin Korean dhe negociatat për të zëvendësuar armëpushimin midis Veriut dhe Jugut me një traktat paqeje.

Wang dhe Gatilov ranë dakord se në rrethanat aktuale, të gjitha palët duhet të zbatojnë në mënyrë të plotë rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit lidhur me Korenë e Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore