Kina lajmëron më shumë fluturime kozmike me astronautë

2017-04-29 10:21:22 xinhua Komenti juaj Printoni

Autoritetet hapësinore kineze njoftuan planet e tyre për të zhvilluar më shumë fluturime kozmike me astronautë nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Siç mësohet, fluturimet me astronautë do të bëhen në një kohë që po ndërtohet stacioni hapësinor i Kinës, i cili pritet të përurohet në 5 vitet e ardhshëm.

Planet ambicioze hapësinore u publikuan pas lidhjes së suksesshme automatike të anijes së parë të mallrave Tianzhou-1 me laboratorin Tiangong-2.

Të enjten e kësaj jave, anija Tianzhou-1 e rifurnizoi me karburant larobatorin Tiangong-ut, gjë që tregon se Kina tani e zotëron teknikën e furnizimit me "karburantit" të mjeteve kozmike gjatë orbitimit. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore