1 maj, 1/10 e kinezëve do të udhëtojnë për turizëm

2017-04-29 10:24:45 xinhua Komenti juaj Printoni

Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës parashikon se afro 1/10 e popullsisë së vendit do të udhëtojë gjatë pushimit treditor me rastit të festës së 1 majit që fillon të shtunën.

Pritet që numri i turistëve t'i kalojë 130 milionët, shifër kjo rreth 11% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Analizat përkatëse tregojnë se turistët kinezë do të shpenzojnë 11 miliardë dollarë amerikanë gjatë këtij pushimi, 13% më shumë se në vitin 2016. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore