Treni i parë i mallrave Kinë-Britani kthehet në Yiwu

2017-04-30 09:57:53 CRI Komenti juaj Printoni
Treni i parë i mallrave nga Kina në Britaninë e Madhe ka mbërritur në qytetin Yiwu të provincës kineze Zhejiang, pas udhëtimit të parë në të gjithë kontinentin e Euroazisë.

Treni u nis nga Londra më 10 prill, duke përshkruar rreth 12 mijë kilometra gjatë 19 ditëve të fundit.

Roger Mattsson, që ka një biznes importi në Kinë, shprehet:

"Me hekurudhë mund të të vijë malli çdo javë, në vend që të kesh një stok shumë të madh në depo, duke pritur një konteiner që do të mbërrijë në shtatë javë. Pra, për shumë nga këta klientë që punojnë me produkte me kapital të lartë, përdorimi i këtij lloji shërbimi është kapital pune."

Londra është një nga 28 qytetet europiane, ku funksionon shërbimi i trenit të mallrave Kinë-Europë.

Transporti hekurudhor përmes Azisë Qendrore për në Europë është pjesë e nismës "Një brez, një rrugë" të qeverisë kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore