Pentagoni: Nga sulmet e koalicionit jane vrarë të paktën 352 civilë

2017-05-01 09:17:35 xinhua Komenti juaj Printoni

Të paktën 352 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, kundër IS-it në Irak dhe Siri, që prej nisjes së fushatës ajrore në gushtin e 2014-s deri në marsin e 2017-së, bën të ditur ushtria amerikane.

Në një publik mujor për numrin e civilëve të vrarë, Pentagoni tha se ende po vlerëson 42 raporte për vdekjen e civilëve.

Në deklaratë thuhet se 45 civilë janë vrarë në mes të periudhës nëntor 2016 dhe mars 2017.

Raportohet se 80 civilë janë vrarë nga gushti i 2014-ës deri në ditën e sotme. Në raport përfshihen edhe 26 vdekje të civilëve nga tre sulme të ndara ajrore të kryera në muajin mars. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore