Luftanijet kineze vizitojnë Filipinet

2017-05-01 09:24:46 xinhua Komenti juaj Printoni

Tri luftanije kineze mbërritën në qytetin jugor të Filipineve, Davao, për një qëndrim triditor.

Marina kineze do të zhvillojë një sërë veprimtarish me palën filipinase, ndërkohë që luftanijet kineze do të hapen edhe për publikun.

Kjo është hera e parë në 7 vjet që forcat ushtarake kineze vizitojnë portin e Filipineve.

Në mesin e anijeve kineze përfshihen një shkatërrues, një fregatë raketore dhe një anije furnizimi.

Ndalesa në Filipine është pjesë e një turi të gjerë në 20 vende të ndryshme. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore