Aktivistët kundër sistemit "THAAD" përleshen me policinë

2017-05-01 10:19:32 xinhua Komenti juaj Printoni

Banorët e Koresë së Jugut në Seongju u përleshën të dielën me policinë pas instalimit të sistemit mbrojtës anti-raketë nga SHBA-ja, në një kohë kur tensionet me vendin fqinj janë në rritje.

Policia tha se rreth 800 forca u mobilizuan rreth zonës. Gjatë protestave u plagosën dy nga 300 protestuesit.

Sipas palës koreanojugore, këshilltari për siguri kombëtare i Donald Trump, H.R. McMaster, zhvilloi të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij, Kim Kwan-jin, dhe riafirmoi marrëveshjen para-ekzituese mes dy vendeve për shpenzimet e vendosjes së sistemin anti-raketor "THAAD".

Trump tha në një intervistë të enjten për "Reuters" se është i mendimit që Koreja e Jugut duhet të paguajë për vendosjen e sistemin "THAAD", por zyrtarët e Koresë së Jugut u përgjigjën se kostoja duhet të mbulohet nga Uashingtoni, sipas marrëveshjes dypalëshe. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore