Zgjedhjet e qershorit, KQZ-ja: 17 parti depozituan lista kandidatësh

2017-05-01 10:20:49 xinhua Komenti juaj Printoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi të dielën se gjithsej 17 parti politike kanë depozituar listat shumë-emërore, ndërkohë që miratimi i tyre nga ky institucion duhet të përfundojë brenda datës 5 maj.

Gjithashtu KQZ-ja, ju bëri thirrje të gjithë faktorëve politikë që nëse synojnë manovra gjithëpërfshirëse në zgjedhje, t'i bëjnë ato para datës 3 maj, pasi më vonë, jo vetëm ligjërisht, por edhe teknikisht shkelet kufiri i pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes, thuhet në një deklaratë për shtyp te zëdhënëses se KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ-ja i listave shumë-emërore të kandidatëve për deputet, do të përfundojë brenda datës 9 maj.

KQZ-ja tha se do t'i shpallë listat shumë-emërore në uebfaqen e saj zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore