100 ditët e Trump-it në Zyrën Ovale

2017-05-01 10:21:46 xinhua Komenti juaj Printoni

E diela shënoi ditën e 100-të të presidentit Donald Trump në Zyrën Ovale. Me këtë rast ai dha një fjalim, ku mes të tjerash kritikoi median dhe Partinë Demokratike.

"Sigurisht që mendoj se 100 ditët e para të qeverisë sime janë më të suksesshmet në histori. Kemi rritur punësimin dhe dhe e kemi kthyer sërish vendin në një shtet me fuqi të lartë konkurruese."

Gjatë fjalimit të tij, Trump nënvizoi se gjatë 100 ditëve u arrit tërheqja nga bisedimet TPP, hapja e 500 mijë vendeve të punës, emërimi i Neil Gorsuch si gyqtar i Gjykatës Supreme, goditjet ushtarake ndaj Sirisë etj.

Lidhur me zotimet e parealizuara, si zhbërja e "Obamacare" apo mosmiratimi i buxhetit për ndërtimin e murit me Meksikën, ai tha se nuk ka hequr dorë dhe këto plane do të realizohen sa më parë.

Gjatë veprimtarive me rastin e 100-ditëshit Donald Trump nuk e kremtoi në darkën e zakonshme të papionëve të zinj, ku siç thonë disa, mori jetë edhe përpjekja e tij për Shtëpinë e Bardhë, por zgjodhi ta kalonte me një pjesë të njerëzve që e katapultuan në pushtet.

"Medias duhet t'i jepet një notë e madhe jokaluese për mbulimin që i ka bërë 100 ditëve të mia të para. Jam i kënaqur që gjendem 100 milje larg Uashingtonit dhe që po e kaloj mbrëmjen me ju, sepse media e Uashingtonit është pjesë e problemit. Prioritetet e saj nuk janë të miat dhe nuk janë as tuajat, besomëni", tha Trump.

Sipas statistikave të ndryshme, përqindja e miratimit për Trump pas 100 ditëve është nga 41% deri në 47%, por ai ka marrë përqindjen e miratimit mbi 94% brenda votuesve të Partisë Republikane.

Mediet amerikane kanë dhënë vlerësime të ndryshme për rezulatin 100-ditor të Trumpit. Mediet përkrahëse thonë se qeveria e Trump-it ka mbledhur shumë talente dhe ka sjellë atmosferë të re në Uashington. Ndërsa kritikët njohën vetëm performancën e tij diplomatike. (Fang Xiaoyu)

 

Mrekulli
Lajmet Kryesore