Mbretëresha britanike: Plani i qeverisë së re siguron stabilitet pas "Brexit"

2017-06-22 09:54:15 CRI Komenti juaj Printoni

 

Mbretëresha britanike Elizabeth II shpalli të mërkurën në Parlamentin britanik planin e qeverisë së re britanike të drejtuar nga Theresa May. Duke folur në ceremoninë e hapjes së Parlamentit, ajo tha se ky plan do të sigurojë një "Brexit" të qetë e pa probleme dhe stabilitetin pas këtij procesi.

Mbretëresha Elizabeth II tha se fokusi i punës së qeverisë britanike është që të sigurojë që Britania dhe BE-ja të arrijnë një "marrëveshje më të mirë".

Sipas traditës, mbretëresha britanike mban një fjalim në ceremoninë e hapjes të çdo Parlamenti të ri, ku shpall agjendën politike të qeverisë së re. Në fjalimin e saj, Mbretëresha Elizabeth II bëri të njohur planin për dy vjetët e ardhshëm, një pjesë e të cilit ishte e lidhur "Brexit"-in.

Dy ditë më parë, Londra dhe Brukseli filluan zyrtarisht bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni.

Mrekulli
Lajmet Kryesore