Kina, ShBA-ja filluan dialogun diplomatik dhe të sigurisë

2017-06-22 10:03:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Shtetet e Bashkuara filluan dialogun e parë diplomatik dhe të sigurisë të mërkurën në Uashington, në Departamentin e Shtetit.

Bisedimet do të bashkëdrejtohen nga Këshilltari Shtetëror i Kinës, Yang Jiechi, sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe sekretari i Mbrojtjes James Mattis.

Dialogu diplomatik dhe i sigurisë është një ndër katër mekanizmat dypalëshe të nivelit të lartë që u themelua prillin e kaluar në Florida, gjatë samitit jozyrtar të Mar-a-Lago-s midis presidentit kinez Xi Jinping dhe atij amerikan Donald Trump.

Kina ka deklaruar se do të punojë me Shtetet e Bashkuara për të arritur rezultate pozitive nga dialogu. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore