Kina nxit KE-në t'i japë fund qasjes së "vendit zëvendësues"

2017-06-23 17:45:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i kërkoi të premten Komisionit European t'i japë fund përdorimit të qasjes së "vendit zëvendësues" dhe hetimit anti-dumping ndaj Kinës.

Komisioni Europian nisi të premten një procedurë anti-dumping në lidhje me importet e ferrokromit me karbon të ulët nga Kina, Rusia dhe Turqia.

Në nenin 15 thuhet se në hetimin e anti-dumpingut ndaj prodhimeve kineze, nuk do të krahasohet çmimi i prodhimeve brenda Kinës, por do të krahasohet me çmimet e vendit të tretë, të njohur si "vend zëvendësues". Ky proces zgjat 15 vjet dhe këtë dhjetor u mbushën 15 vjet nga anëtarësimi i Kinës në OBT.

Në bazë të nenit 15 të Protokollit për pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, qasja e 'vendit zëvendësues' e përdorur nga anëtarët e OBT-së për të kryer hetime antidumping mbi eksportet kineze përfundon më 11 dhjetor. Kështu, që nga kjo kohë, anëtarët e OBT-së nuk mund të përdorin çmimet e një vendi të tretë sipas nenit 15 për të llogaritur kufirin e dumpingut në hetimet anti-dumping, tha kreu i Drejtorisë së Hetimeve Tregtare pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Wang Hejun.

"I bëjmë thirrje Komisionit Europian të përmbushë detyrimet në OBT, të heqë dorë nga qasja e "vendit zëvendësues" kundër kompanive kineze dhe t'i trajtojë ato drejtësisht," tha Wang. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore