Kina për çështjen koreane: Shpresojmë tek përpjekja e përbashkët

2017-06-23 18:48:35 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të premten se çështja e Gadishullit Korean ka hyrë në një fazë kritike dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çdo përpjekje të përbashkët për fillimin e bisedimeve të paqes, për të gjetur një zgjidhje përmes konsultimeve politike.

Ambasadori i Koresë së Veriut në Indi tha në një intervistë se nëse plotësohen kërkesat e Koresë së Veriut, mund të zhvillohet bisedimet mbi pezullimin e programit bërthamor. Kërkesa e Penianit është që të ndalohet manovra ushtarake SHBA-Kore e Jugut. Ndërsa, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit deklaroi se Koreja e Veriut e kupton qartë se denuklearizimi duhet të realizohet përpara bisedimeve. Lidhur me këtë, Geng Shuang u shpreh:

"Kina është gjithnjë e mendimit se thelbi i këtij problemi lidhet me sigurinë. Zgjidhja e tij duhet duhet të arrihet duke balancuar interesat e të gjitha palëve. Kina ka paraqitur modelin e "dy proceseve paralele" dhe propozimin e "dy ndalimeve", duke propozuar "dy shtime" (shtimi i përpjekjeve për mospërhapje bërthamore dhe shtimi i përpjekjeve për bisedimet e paqes). Këto propozime të Kinës janë kuptuar dhe mbështetur nga gjithnjë e më shumë vende."

Geng shtoi se Kina mirëpret dhe nxit çdo propozim që është në favor të zbutjes së tensionit, shtimit të komunikimit, rifillimit të bisedimeve dhe zgjidhjes thelbësore të problemit bërthamor korean.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore