Juncker, i paqartë për llojin e "Brexit"-it që kërkon Londra

2017-06-23 20:09:37 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e Bashkimit Europian (BE) shprehën dyshime të premten në ditën e dytë të samitit mbi propozimin e kryeministres britanike Theresa May për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të BE-së.

Presidenti i Komisionit European Jean-Claude Juncker u përgjigj me "jo" kur u pyet nëse ishte i qartë mbi llojin e "Brexit"-it që kërkon Londra.

"Ky është një hap i parë, por nuk mjafton," tha ai për gazetarët përpara samitit.

Theresa May u tha udhëheqësve të BE-së se, Britania e Madhe nuk dëshiron që rezidentët aktualë të largohen me detyrim, as të ndajë familjet e tyre.

Ajo shtoi se marrëveshja do të ofrojë garanci për rreth 3 milionë njerëz, të cilët "kanë krijuar familje, kanë ngritur jetesën e tyre dhe karrierën e tyre, e gjithashtu edhe kanë kontribuar kaq shumë në shoqërinë britanike".

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore