Kinë-SHBA, synojnë forcimin e bashkëpunimit ushtarak

2017-06-24 09:29:26 CRI Komenti juaj Printoni
Kina dhe SHBA-ja ranë dakord për një marrëdhënie ushtarake të ndërsjellë "konstruktive, pragmatike dhe efektive". Marrëveshja ishte pjesë e Dialogut për Diplomaci dhe Siguri në Uashington. Në përfundim të bisedimeve të dyja palët lëshuan një deklaratë, në të cilën shprehet angazhimi për zbatimin e programit vjetor të shkëmbimeve ushtarake dhe për rritjen e angazhimeve të nivelit të lartë në mirëbesim.

Gjithashtu u ra dakord për një takim të ministrave të mbrojtjes, ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-së do të vizitojë Kinën.

Kina dhe SHBA-ja ranë dakord dhe për bashkëpunimin në fushën e asistencës humanitare dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore, si dhe për luftën kundër piraterisë dhe bashkëveprimin në fushën mjekësore ushtarake. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore