Kina ofron ndihmë humanitare për Sierra Leonen

2017-08-16 10:02:33 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar zonat e prekura nga rrëshqitjet e dheut në Sierra Leone. Më shumë se 300 vetë humbën jetën dhe mbi 2 mijë të tjerë mbetën të pastrehë, nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në kryeqytetin Freetown.

Sipas autoriteteve kineze, Ambasada e Kinës në Sierra Leone ka nisur procedurën e emergjencës dhe po monitoron në terren gjendjen.

Punonjësja e Kryqit të Kuq, Laura Ngo-Fontaine tha se vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.

"Sipas kolegëve tanë të Kryqit të Kuq në terren, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Angazhimi i qeverisë është i madh dhe dega e Kryqit të Kuq e Sierra Leones po punon shumë për ndihmën ndaj të mbijetuarve, si dhe atyre që kanë humbur familjarët. Njerëzit këtu kanë humbur anëtarë të familjes, shtëpitë dhe u nevojitet strehim, ushqim dhe ndihmë e parë. Ne po përpiqemi tu sigurojmë ujë, mjekim dhe mbështetje psikologjike", tha punonjësja e Kryqit të Kuq.

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Sierra Leone 600 vetë deklarohen të humbur. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore