Guterres: Pheniani të përmbushë detyrimet ndërkombëtare

2017-08-17 11:44:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shtuar përpjekjet për uljen e tensioneve në Gadishullin Korean. Ai i bëri thirrje Koresë së Veriut të pranojë sanksionet e OKB-së, duke shtuar se rezolutat e fundit të saj mund të shërbejnë si një mundësi për hapjen e derës së bisedimeve.

"Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri rezolutën 2371 më 5 gusht. Këto rezoluta përcjellin një mesazh të qartë lidhur me detyrimin ndaj paqes dhe sigurisë së Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe është roli im si sekretar i përgjithshëm të mbështes zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, përkatësisht këto të fundit. U bëj thirrje shteteve anëtare të plotësojnë të gjitha detyrimet e tyre. Të gjitha palët e interesuara duhet të pranojnë se miratimi njëzëri i Rezolutës 2371 përbën një mundësi për angazhim diplomatik dhe rinisje të dialogut për zgjidhjen e krizës", tha kreu i OKB-së.

Guterres theksoi se kishte patur kontakt me përfaqësues të 6 palëve në bisedimet për Gadishullim Korean, të cilave u kishte vënë në dukje se OKB-ja dëshiron lehtësimin e rinisjes së bisedimeve. Të 6 palët në bisedime janë përballur që në vitin 2009 me çeshtjen e sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut, për pasojë të lëshimit nga ky vend të raketave balistike. Ky qëndrim i palës koreanoveriore ishte përcaktues për miratimin e rezolutave të fundit të OKB-së, sipas të cilave Korea e Veriut duhet të ndalë provat për lëshimin e raketave balistike. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore