Kina dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë

2017-08-18 18:40:33 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës dënoi ashpër aktin terrorist në Barcelonë ku humbën jetën 13 vetë dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Zëdhënësja e kësaj ministrie Hua Chunying deklaroi se deri tani, ky sulm ka shkaktuar plagosjen rëndë të 2 bashkatdhetarëve tajvanezë dhe plagosjen e lehtë të një bashkëatdhetari hongkongas. Në raportin e të prekurve thuhet se nuk ka shtetas të tjerë kinezë.

Përmes deklaratës, Hua Chunying e dënoi ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, si dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.

"Kina dënon ashpër këtë sulm terrorist që ndodhi në Barcelonë, shpreh keqardhje të thellë për viktimat dhe të plagosurit si dhe u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Ministria e Jashtme dhe dhe konsullata e përgjithshme e Kinës në Barcelonë po ndjekin nga afër situatën dhe do të ofrojnë ndihmat e nevojshme për shtetasit kinezë. Dua të ritheksoj që Kina kundërshton me vendosmëri të gjitha format e terrorizmit dhe i bashkohet përpjekjeve të Spanjës në këtë fushë për arritjen e sigurisë kombëtare. Kina është e gatshme që të shtojë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar, në luftën kundër terrorizmit, përfshi edhe me Spanjën."

Pas sulmit, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri kinez Li Keqiang u dërguan mesazhe ngushëllimi Mbretit Felipe VI dhe kryeministrit Mariano Rahoy.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore