Banka e BRICS-it hap degën e parë në Afrikë

2017-08-18 20:09:53 CRI Komenti juaj Printoni

Banka e Re e Zhvillimit e vendeve të BRICS-it hapi filialin e parë në Afrikë. Hapja e Bankës në Afrikën e Jugut u përgëzua nga Ministria e Jashtme e Kinës përmes zëdhënëses Hua Chunying e cila theksoi se Kina do të luajë rolin e saj aktiv për të ndihmuar në procesin e zhvillimit të vendeve afrikane.

Kjo është dega e parë e Bankës së BRICS-it, e cila do të shërbejë si dritarja e parë në kontinentin afrikan.

"Banka e Re e Zhvillimit e vendeve të BRICS-it është një pjesë e rëndësishme përbërëse e sistemit të bashkëpunimit ndër vendet e BRICS-it. Kjo bankë do të jetë një motor nxitës për zhvillimin e përbashkët mes vendeve të BRICS-it, i cili ka futur energji të re për bashkëpunimin Jug-Jug të drejtuar nga vendet e BRICS-it. Sivjet, bashkëpunimi i BRICS-it do të futet në dekadën e 2-të. Këtë vit Kina mban presidencën e radhës dhe si e tillë ajo do të organizojë takimin e 9-të të liderëve të 5 vendeve në datat 3-5 shtator në Xiamen të Kinës Juglindore. Ne presim që bashkë me palët e tjera të biem dakord për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të hartojmë planin konkret të bashkëpunimit me qëllim që Takimi i Xiamen-it të ketë rezultate të frytshme," tha Hua Chunying.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore