Kina përshpejton planifikimin e Zonës së Re Xiongan

2017-08-18 20:10:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po shpejton projektimin dhe planifikimin e Zonës së Re Xiongan për të lehtësuar zhvillimin e koordinuar të Pekinit dhe të rajoneve përreth, deklaroi të premten Komisioni i Reformës dhe i Zhvillimit Kombëtar.

Sipas Komisionit, Zona e Re Xiongan do të kryejë një pjesë të funksioneve jo thelbësore të Pekinit si kryeqytet, duke përfshirë industrinë e teknologjisë së informacionit, si "big data", rrjeti i mallrave, kompjuterizimi "cloud computing", makina pa shofer, robot, fluturime ajrore e kozmike etj. Në përshtatje me këto industri, do të shpërngulen në zonën e re edhe universitete, institucione kërkimore e madje dhe sektorët qeveritarë.

Qeveria qendrore e Kinës shpalli në prill krijimin e zonës së rëndësishme Xiongan në provincën Hebei, duke e përcaktuar atë si një shembull për zhvillimin e planit të integrimit rajonal. Xiongan ka një sipërfaqe prej rreth 100 kilometra dhe shtrihet në jugperëndim të Pekinit. Ajo ndodhet në qendër të trekëndëshit Pekin, Tianjin dhe Shijiazhuang.

Në një qarkore të Komitetit Qendror të PK të Kinës dhe Këshillit të Shtetit thuhet se kjo do të jetë një zonë e re me rëndësi kombëtare, pas Zonës së Posaçme Ekonomike të Shenzhen-it dhe Zonës së Re të Pudong-ut në Shangai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore