Kryestrategjisti i Shtëpisë së Bardhë largohet nga posti

2017-08-19 10:00:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kryestrategjisti i Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon është këshilltari më i fundit i presidentit të ShBA-së Donald Trump që ka lënë postin e tij.

Sekretarja e shtypit Sarah Sanders konfirmoi se e premtja ishte dita e fundit e punës për Bannon-in në Shtëpinë e Bardhë.

Largimi u bë pas një raporti vlerësimi të detyrës së tij nga Shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.

Ka njoftime kontradiktore në lidhje me detajet e largimit të Bannon-it, disa prej të cilave thonë se Bannon-i e paraqiti dorëheqjen më 7 gusht, ndërsa sipas të tjerave ai ishte shkarkuar nga presidenti Donald Trump.

Steve Bannon-i, ish-kreu i medias së krahut të djathtë "Breitbart", u rekrutua nga Trump gjatë fushatës presidenciale dhe luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e politikave të brendshme dhe të jashtme të administratës Trump.

Mrekulli
Lajmet Kryesore