2017-08-19 10:16:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Banka kineze e ajo afrikanojugore, marrëveshje për financimin e NVM-ve në Afrikë
Banka "Absa" e Afrikës së Jugut dhe Banka e Zhvillimit e Kinës kanë arritur një marrëveshje për të financuar ndërmarrjet e vogla e të mesme (NMV) në Afrikë.
"Absa" është një degë e Barclays Africa Group. Nga financimi do të përfitojnë NVM-të që janë kliente ekzistuese ose të ardhshme të "Barclays" në të gjithë kontinentin.
Sipas bankave, marrëveshja me vlerë 100 milionë dollarë do të trajtojë nevojat e tanishme të financimit, megjithatë shifra mund të rritet në të ardhmen për të ndihmuar me mundësi të reja financimi në kuadër të operacioneve të "Barclays".