Kinë, ankandi i parë për të drejtat e eksplorimit të gazit rreshpor

2017-08-19 10:25:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kina nxori në ankand të premten të drejtat e eksplorimit të një miniere të gazit rreshpor, ankandi i parë i tillë në vend.

Korporata e Investimeve Industriale e Guizhou-t bleu për rreth 1.3 miliardë juanë (afro 190 milionë dollarë amerikanë), të drejtat e shfrytëzimit të minierës në kontenë Zhengan të Guizhou-t.

E drejta trevjeçare e eksplorimit u nxor në ankand me një çmim fillestar rreth 42 milionë juanësh. Blerësi mund të aplikojë për një zgjatje dyvjeçare.

Autoritetet thonë se ankandi luan një rol të rëndësishëm në reformën e të drejtave të eksplorimit në industrinë kineze të naftës dhe gazit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore