Kongresi, gazetari rus fokusohet te zhvillimi i ardhshëm i Kinës

2017-10-19 08:56:04 CRI Komenti juaj Printoni

Mediat ruse përcollën në mënyrë të gjithanshme hapjen e Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës të mërkurën në Pekin dhe vlerësuan pozitivisht planin për zhvillimin e ardhshëm të Kinës.

Duke folur për Radion e Jashtme të Kinës, gazetari i Kanalit 1 të Rusisë, Pavel Krasnov, tha se në 5 vjetët e kaluar Kina si ekonomia e dytë e botës e ka ngritur pozicionin e saj ndërkombëtar, gjë që ka tërhequr vëmendjen e të mbarë botës.

"Pa dyshim, sukseset e mëdha të Kinës nuk mund të ndahen nga strategjia e udhëheqësve të vendit, por as edhe nga përpjekjet e vetë popullit kinez."

Paveli tha se Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste të Kinës, që po zhvillohet në Pekin, është një mbledhje shumë e rëndësishme, sidomos për të ardhshmen e vendit.

"Gjatë 5 vjetëve të kaluar vëllimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës nuk e kaloi atë të ShBA-së, por nga prirja e tanishme e zhvillimit të vendit, më bën të besoj se Kina do ta kalojë ShBA-në në 5 vitet e ardhshëm dhe do të radhitet në vendin e parë të botës."

Paveli tha se me ngritjen e potencialit, Kina do të forcojë më tej fuqinë ndikuese në arenën ndërkombëtare, duke përhapur koncepte që do të pranohen gjerësisht në komunitetin ndërkombëtar. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore