Banka Qendrore e Kinës:Rritet përdorimi i Renminbi-së

2017-10-20 18:10:40 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të ri nga Banka Popullore e Kinës, banka qendrore, thuhet se është regjistruar një rritje e ndjeshme e përdorimit global të monedhës kineze, renminbi.

Raporti vëren se rritja e transaksioneve ndërkufitare dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në RMB i ka dhënë një shtysë ngritjes së saj si një monedhë ndërkombëtare.

Tregtia në RMB zuri 1.94 për qind të të gjitha transaksioneve të realizuara nëpërmjet Shoqatës për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në botë në gusht. Kjo e bën RMB-në monedhën e pestë më të tregtueshme në paltformë.

Kina ka nxitur përdorimin global të monedhës së saj, për të ulur kostot e transaksoneve ndërkombëtare, që kryhen më së shumti me dollarë amerikanë.

Monedha kineze iu bashkua një vit më parë Shportës së Monedhave kryesore të FMN-së përkrah dollarit, euros, jenit japonez dhe paundit britanik. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore