Mediat dhe partitë e huaja përgëzojnë suksesin e PKK-së në udhëheqjen e Kinës

2017-10-20 19:41:53 CRI Komenti juaj Printoni

Media dhe partitë politike në mbarë botën po ndjekin nga afër Kongresin e 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), shumë prej të cilëve kanë shprehur admirim për zhvillimin e Kinës nën udhëheqjen e PKK-së.

Në një artikull me rastin e hapjes së Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së të mërkurën, gazeta zyrtare kubane "Granma" e përshkroi presidentin e Kinës Xi Jinping si "bashkuesin e organizatës më të madhe politike të botës" dhe përgëzoi "suksesin e reformave që ai ndërmori së bashku me kolegët e tij në 5 vitet e fundit."

Udhëheqësi i Kinës ka nxitur gjithashtu "një diplomaci më aktive që i ka dhënë mundësi kombit aziatik të përfshihet më tepër në mekanizmat dhe proceset vendimmarrëse në mbarë botën," shtoi ai.

Eksperti nga Egjipti për çështjet e Kinës, Adel Sabry, theksoi se Xi ka tërhequr vëmendjen e botës për theksin e tij në bashkëpunimin global. Ai shtoi se Egjipti mund të mësojë nga përvoja e Kinës në "ruajtjen e strukturës dhe teorive politike." (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore