OKB-ja bën thirrje për uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

2017-10-20 20:29:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në një raport publikuar bashkërisht nga disa organizata të Kombeve të Bashkura thuhet se megjithëse vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç është në pikën më të ulët në histori, përqindja e vdekshmërisë së foshnjave u rrit nga 41% në vitin 2000 në 46% në vitin 2016.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Banka Botërore dhe Departamenti për Çështje Ekonomike dhe Sociale të Kombeve të Bashkuara lëshuan bashkërisht një raport mbi Nivelin dhe Prirjen e Vdekshmërisë së Fëmijëve 2017. Nga të dhënat rezulton se gjatë vitit 2016, çdo ditë humbën jetën afro 15 mijë fëmijë nën 5 vjeç, 7 mijë e të cilëve nuk kishin mbushur 1 muaj.

Sipas të dhënave, mbi 75% e rasteve të vdekjes së foshnjave të porsalindura ndodhën në Azinë Jugore dhe në zonën afrikane në jug të Saharasë, ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë në 5 vendet, si India, Pakistani, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia, zë gjysmën e shkallës së përgjithshme botërore.

Pneumonia dhe diarreja ishin dy shkaqet kryesore që çuan në vdekshmërinë e fëmijëve nën 5 vjeç. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore