Anija-spital e Forcave Detare Kineze viziton për herën e parë Angolën

2017-10-20 10:09:55 CRI Komenti juaj Printoni

 

Anija-spital e Forcave Detare Kineze "Arka e Paqes" arriti të enjten në portin e Luandës, duke filluar vizitën miqësore tetëditore në Angolë. Anija do të ofrojë gjithashtu shërbime mjekësore humanitare në këtë vend.

Gjatë vizitës, kapiteni i anijes Bo Lin do të takohet me shefin e shtabit dhe zv.komandantin e Forcave Detare të Angolës. Zyrtarë ushtarakë dhe politikë të Angolës dhe diplomatë të vendeve të ndryshme në Angolë do ta vizitojnë këtë anije dhe do të shohin nga afër shërbimet mjekësore që ofron anija.

Anija "Arka e Paqes" do t'u japë shërbime mjekësore pacientëve vendorë. Në të njëjtën kohë, anija do të dërgojë njësi mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Luandës, Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak të Angolës etj., për të bërë trajtime të përbashkëta mjekësore me stafin vendor. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore