Madridi zyrtar: Katalonja është pjesë thelbësore e Spanjës

2017-10-21 10:33:29 xinhua Komenti juaj Printoni

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy mbrojti të premten vendimin e kabinetit të tij për të pezulluar përkohësisht autonominë e Rajonit të Katalunjës dhe ta kalojë kontrollin e qeverisë së saj në Madrid.

Madridi zyrtar njoftoi se do të aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës, të pazbatuar asnjëherë më parë, i cili i lejon pezullimin e të drejtave të zgjeruara që Katalunja kishte gëzuar deri më tani, tha Rajoy, duke shtuar se kabineti do të takohet të shtunën për të miratuar masa, që do t'i kalohen më pas Senatit për ratifikim.

Më parë qeveria spanjolle ishte shprehur se kreu katalanas Carles Puigdemont nuk kishte arritur të qartësonte nëse kishte deklarauar pavarësinë e rajonit pas referendumit të 1 tetorit, i cili është deklaruar si i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Duke folur nga Brukseli, ku mori pjesë në një samit të liderëve europianë, Rajoy tha për gazetarët se vendimi u mor pas konsultimeve me Partinë Socialiste të Spanjës (PSOE) dhe me krahun e djathtë të Ciudadanos. "Qeveria nuk mund të lejojë thyerjen e ligjit," tha ai, duke shtuar se ka mbështetjen e liderëve të BE-së sepse "parimet demokratike janë kërcënuar në Katalunjë." (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore