Rusia fajëson SHBA-në për minimin e stabilitetit strategjik botëror

2017-10-21 10:34:09 xinhua Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se mburoja anti-raketore e ndërtuar nga Uashingtoni në një tokë të huaj është problem kyç për Rusinë.

"Një nga problemet kyçe mbetet përpjekja e SHBA-së dhe e aleatëve të saj në Europë, në rajonin e Azi-Paqësorit dhe në rajone të tjera për të krujuar një sistem global me shumë faza të mbrojtjes anti-raketore dhe të sjellë elementët e saj më pranë kufijve rus."

Duke folur në një konferencë për shtyp për ndalimin e armëve bërthamore në Moskë, Lavrov theksoi se armët bërthamore të SHBA-së të vendosura në Europë duhet të kthehen në territorin amerikan.

Kryediplomati rus shtoi se ka hapësirë për gjetjen e një zgjidhje diplomatike të çështjes bërthamore të Gadishullit Korean.

Ai u kërkoi fuqive botërore të premten të mbështesnin axhendën ruso-kineze për zgjidhjen e krizës në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut që sugjeron një qasje të dyfishtë të përparimit të denuklearizimit duke krijuar një mekanizëm paqeje. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore