Mediet ndërkombëtare ndjekin me intensitet veprimtarinë më të rëndësishme politike të Kinës

2017-10-21 10:34:53 xinhua Komenti juaj Printoni

Pas hapjes së Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, mediat ndërkombëtare kanë ndjekur dhe raportuar me intensitet. Sipas të dhënave, nga 18 deri më 20 tetor, 30 mediet kryesore ndërkombëtare kanë bërë mbi 400 lajme dhe raportazhe për veprimtarinë më të rëndësishme politike të Kinës. Ndërsa, mbi 120 uebsajte kryesore ndërkombëtare të lajmeve publikuan gati 6000 artikuj në 10 ditët e fundit.

Një veçori e këtyre njoftimeve është që mediet Perëndimore po e mbulojnë Kongresin me një këndvështrim më pozitiv dhe më me racionalitet për arritjet që Kina ka arritur nën drejtimin e PKK-së.

Një ditë pas hapjes së Kongresit, gazeta britanike "The Guardian" i kushtoi dy faqe të plota raportit të punës prezantuar nga presidenti i Kinës Xi Jinping në ceremoninë e hapjes së Kongresit, duke komentuar se raporti ka treguar gjykimin optimist dhe besimin e PKK-së për të ardhmen e vendit për ndërtimin e një shoqërie të përgjithsme komode para vitit 2020.

Ndërsa, agjencia e lajmeve "Reuters" njoftoi se nëse "Ëndrra Kineze" kishte vetëm një skicë fillestare kur u paraqit nga Xi Jinping 5 vjet më parë, raporti i kesaj here ka detajuar rrugën e realizimit të kësaj ëndrre.

"Deutsche Welle" publikoi një artikull në uebsajt ku thuhet se në pesë vjetët e fundit, influenca ndërkombëtare e Kinës ëshë rritur në mënyrë të dukshme pasi në një kohë kur ShBA-ja dhe Europa përballen me shumë probleme, Kina ka bërë progres të shpejtë.

Sipas komentit, "Kongresi i 19-të nuk është vetëm një mbedhje partiake, por një mbledhje të rëndësishme botërore".

BBC-ja raportoi se Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së është një konferencë para "hartës së botës" sepse Kina po bëhet "server i ri në rrjetin e tregut botëror". "Partia Komuniste e Kinës që rri para hartës së botës dhe po përpilon planin e mbrojtjes së paqes dhe nxitjen e zhvillimit të përbashkët botëror, do të ofrojë projekte të reja dhe ideologji për të ardhmen e ekonomisë globale", raportohet BBC-ja.

Përveç këtyre, Kongresi është pasqyruar aktivisht edhe në mediet kryesoret ruse, turke, braziliane, vietnameze, pakistaneze etj. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore