Sulmi në Nju Jork, Pekini bën thirrje për forcimin e luftës kundër terrorizmit

2017-12-12 19:48:41 CRI Komenti juaj Printoni

Katër veta u plagosën në Nju Jork të hënën, gjatë një tentative për sulm terrorist në metronë e qytetit.

Kina iu bashkua komunitetit ndërkombëtar dhe e dënoi të martën shpërthimin në zemër të sistemit të metrosë, ndërsa përcolli mesazhe simpatie ndaj të lënduarve.

Shpërthimi ndodhi të hënën, herët në mëngjes në një korridor nëntokësor pranë Sheshit Times në Manhattan, duke plagosur katër veta. Kryebashkiaku, Bill de Blasio, tha se bëhej fjalë për një sulm terrorist, "që falë Zotit nuk e arriti qëllimin e tij".

"Terrorizmi është armiku i përbashkët i njerëzimit. Kina e kundërshton terrorizmin në të gjitha manifestimet e tij dhe e nxit bashkësinë ndërkombëtare për të forcuar luftën kundër terrorizmit," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore