Media e Brukselit: Në qershor Shqipëria hap negociatat e anëtarësimit

2017-12-12 09:57:03 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria do të hapë vitin e ardhshëm negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, thuhet në një nga mediat e Brukselit.

"Bashkimi Evropian kërkon të tregojë se po kujdeset për Ballkanin", thuhet në editorial.

"Juncker dhe presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani pritet të vizitojnë rajonin në fillim të vitit të ardhshëm", sipas zëdhënsve të të dy liderëve.

Suela Janina, ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian thotë se sinjali i Junckerit për rajonin u vlerësua shumë.

"Komisioni Evropian po bëhet gati të rekomandojë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë në gjysmën e parë të vitit", thekson editoriali.

Liderët evropianë, të cilët favorizojnë zgjerimin argumentojnë se futja e vendeve ballkanike do të ishte në vetë interesin e bllokut.

Të gjashtë vendet ballkanike janë të rrethuara nga anëtarë të BE-së në veri, perëndim dhe lindje. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore