Kina do të krijojë parkun industrial kombëtar të sigurisë kibernetike

2017-12-13 09:33:06 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze njoftuan planet për krijimin e një parku industrial kombëtar për sigurinë kibernetike.

Ky plan synon të krijojë industri të sigurisë kombëtare në Pekin me vlerë 100 miliardë juanë deri në vitin 2020.

Autoritetet janë të gatshme të zhvillojnë së paku tri kompani vendase në park, të ardhurat e të cilave arrijnë mbi 10 miliardë juanë.

Afërsisht gjysma e kompanive kineze në fushën e sigurisë kibernetike janë regjistruar në Pekin, 6 prej të cilave me të ardhura vjetore mbi 1 miliard juanë.

Vitin e kaluar, shkalla e industrisë së kibernetikës në Kinë u rrit me mbi 20 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore