Japonia miraton planin e pjesëmarrjes në projektin e ri të stacionit hapësinor

2017-12-13 09:44:55 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria japoneze ka njoftuar se do të marrë pjesë në një projekt të udhëhequr nga ShBA-ja për të ndërtuar një stacion të ri hapësinor, që do të vihet në orbitën e hënës.

Tokio shpreson se ky projekt ambicioz do t'u krijojë mundësi astronautëve japonezë të zbresin për herë të parë në sipërfaqen e Hënës.

Japonia do të ofrojë një numër teknologjish të reja për projektin që pritet të përfundojë brenda 7-8 vjetësh.

Njoftimi i qeverisë së Japonisë pason marrëveshjen e arritur nga kryeministri japonez Shinzo Abe dhe presidenti amerikan Donald Trump mbi eksplorimin e hapësirës gjatë një takimi muajin e kaluar në Japoni. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore