2017-12-13 09:45:56 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të martën një akt autorizimi për financimin e 700 miliardë dollarëve për mbrojtjen kombëtare.
Numri një i ShBA-së theksoi në ceremoninë e nënshkrimit se projekt-ligji do të forcojë mbrojtjen ushtarake të vendit nëpërmjet ngritjes së nivelit të modernizmit dhe ofrimit të pajisjeve luftarake.
Sipas aktit, gjatë vitit financiar 2018, ShBA-ja do të shpenzojë afro 700 miliardë dollarë amerikanë, 634 miliardë ndër të cilët do të përdoren për blerjen e armëve, paga dhe shpenzime të tjera bazë, ndërsa 66 miliardë të tjera për kryerjen e misioneve jashtë vendit. Bëhet e ditur se do të rritet përmasa e forcës ushtarake dhe shkallëzimi i nivelit të pajisjeve luftarake.
Presidenti Trump përmendi edhe dy sulme terroriste që ndodhën ditët e fundit në Nju Jork, duke theksuar rëndësinë e aktit të saponënshkruar.
(Zhang Yan)