Sipërmarrësit e Kinës prezantojnë teknologjitë arsimore të Realitetit Virtual

2017-08-16 11:40:59 CRI Komenti juaj Printoni

Realiteti virtual ishte linja kryesore e ekspozitës teknologjike që u hap përkrah Forumit të Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit në qytetin bregdetar Qingdao të Kinës Lindore.

Aty morën pjesë mbi 60 firma kineze dhe të huaja të cilat prezantuan aty teknologjitë dhe produktet e tyre të realitetit virtual (VR).

Li Qingguo, menaxher një kompanie që po zhvillon teknologjinë VR për arsimin, po u tregonte vizitorëve shtresat e brendshme të Tokës. Duke përdorur teknologjinë, planti u nda në dy pjesë me vetëm një click.

Sipas Li, softueri VR bazohet mbi teknologjinë e zhvilluar nga zSpace, një kompani fillestare edukimi nga Kalifornia. Ky softuer u ofron mësuesve dhe nxënësve një mënyrë të re të mësuari, sidomos kur vjen puna për dijet që janë të vështira për t'u marrë plotësisht në klasë.

"Disa objekte qiellorë si Jupiteri, Marsi dhe Dielli nuk mund të diskutohen apo të studiohen brenda kohë së jetës sonë. Ndaj ky softuer mund t'u tregojë fëmijëve modele virtuale pasi të jenë analizuar të dhënat dhe ata mund të marrin dije për brendësinë e Tokës, por edhe të Jupiterit dhe Marsit," thotë Li.

Në ekspozitë, vizitorët gjithashtu u njohën përdorimin e fundit të teknologjive virtuale në jetën e përditshme.

Përdorim tjetër i VR do të ketë në mjekësi. Kirurgët do të jenë në gjendje të operojnë pacientin pa qenë e nevojshme të hyjnë në sallën e operacionit, ndërsa zoologët mund t'a studiojnë nga shtëpia jetën e egër.

Që dy vjet më parë kur ky forum u mbajt për herë të parë në Qingdao, mbi 70 vende dhe rajone kanë marrë pjesë në këtë mekanizëm arsimi dhe teknologjie. Në të njëjtën kohë, shumë institucione arsimi të Kinës kanë hapur zyrat e tyre përfaqësuese jashtë vendit.

"Ne jemi duke punuar me UNESCO-n jo vetëm në Kinës, por edhe në vende të tjera, sidomos nën kornizën e nismës 'Brezi dhe Rruga', sidomos në kufirin midis Indisë dhe Pakistanit për të luftuar nëpërmjet internetit analfabetizmin e mbi 56 milionë njerëzve," thotë Wang Duanrui, presidenti ekzekutiv i Aleancës Ndërkombëtare të Arsimit nëpërmjet Internetit.

Përveç arsimit, interneti ka ndikuar në të gjitha anët krijimtarinë artistike dhe kulturore të Kinës gjatë vitit 2016. Kështu thekson një raport i lëshuar së fundi në Pekin, sipas të cilit interneti ka ndikuar gjithashtu transmetim dhe përhapjen e arteve të ndryshme, duke ndryshuar mjedisin artistik të vendit.

Në vitin 2016, ka pasur zhvillim të shpejtë transmetimi i telenovelave nëpërmjet internetit, ndërsa pagesat për shërbimet e transmetimit të videove on line kanë një zgjerim të paparë ndonjëherë. Të dhënat tregojnë se numri i abonentëve për shërbimet e videove në internet i kalon 50 milionët.

Krahas kësaj, interneti ka ndikuar edhe në shkrimin e skenarëve dhe prodhimin e telenovelave.

Ndërkohë, disa kompani kanë shfrytëzuar teknologjinë inteligjente (smart), si atë të inteligjencës artificiale apo bigdata e cloud, për të provuar metoda të reja të ndërtimit të skenarit.

Në këtë raport, vihet në dukje se biznesi elektronik artistik është në rritje, gjë që ka sjellë dhe zhvillimin e kalimin e veprimtarisë në internet të disa agjencive të ankandeve.

Muzetë tradicionalë kanë shfrytëzuar gjithashtu metoda të reja, duke përdorur teknologji ajo e realitetit virtual (VR) etj., duke ndikuar në mënyrë të dukshme në zhvillimin artistik, thekson raporti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore